Një 35-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës së tij në Tiranë.
Si pasojë e lartësisë, ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.