-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania e Franca kërkojnë finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryesoret

Bashkë me emisarin e BE-së në dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, të premten d të qëndrojnë në Kosovë edhe dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Nga profesorët ndërkombëtarë, angazhimi i tyre shihet shumë pozitiv, mirëpo thonë se si Gjermania ashtu edhe Franca kërkojnë angazhim më të drejtpërdrejtë për përfundimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për politikën e jashtme, Jens Ploetner është personi i parë që, kancelari gjerman Olaf Scholz merr këshilla.

Por, këtë javë Ploetner ka marr edhe një angazhim shtesë nga lideri gjerman.

Ai do të jetë pjesë e ekipit të ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë se premtes do të qëndrojnë për vizitë në Kosovën e më pas edhe në Serbi.

E bashkë me Lajçak dhe Ploetner, do të jetë edhe një diplomat tjetër francez.

Bëhet fjalë për Emmanuel Bonne, i cili është këshilltar diplomatik i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Profesori Amerikan, Chris Dolan, për RTV Dukagjini thotë këta këshilltar edhe me herët kanë pasur rolin kryesor në prapaskenat e përfshirjes së liderëve të tyre në këtë proces.

“Pikëpamja ime është se këta këshilltarë janë duke bërë pjesën më të madhe të punës në prapaskenë.

Por, janë vetë liderët që po vendosin agjendën dhe tonin e bisedimeve. Ajo që mund të them është se Macron dhe Scholz po i kanë qëllimet e tyre afatgjate dhe shumë të qarta në këtë rajon, ndërsa këshilltarët individualisht janë dukë bërë  u marrë me detajet aktuale diplomatike. Fitoret e vogla me kalimin e kohës do të shtohen”, ka deklaruar Dolan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit