-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa e dytë/ Lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin asistencë

Kryesoret

Qeveria publikoi sot paketën e dytë anti-krizë pas rritjes së çmimeve. Për pensionistët do të ketë një tjetër ri-indeksim, me 6% që në total brenda vitit shkon në 9.5% duke llogaritur indeksim e parë.

Gjithashtu personat me aftësi të kufizuar do të kenë një ri-indeksim me 7.5%. 10% rritja për ndihmën ekonomike dhe dyfishim për gratë kryefamiljare.

“Pensionet indeksohen zakonisht njëherë në vit. Kjo ndodh në prill. Dhe janë indeksuar këtë vit në Prill. Por për herë të parë do të riindeksohen.

Do të kemi një ri-indeksim të pensioneve me normën e inflacionit, që shkon në 6% duke u nisur nga i mëparshmi. Por 9.5 si indeksim tërësor këtë vit.

Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar, ri-indeksim 7.5%. Do të rrisim edhe njëherë me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë” tha Rama.

PAKETA E PLOTE

-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, 674 mijë përfitues

-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë, 41 mijë punonjës

-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës

-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës

-Pagat e administratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës

-Paga minimale rritet 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj, 200 mijë përfitues

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit