Sot qeveria prezantoi paketën e re të masave anti-krizë. Por kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për buxhetin e ulët në fushën e arsimit.
Meta shprehet se sa herë qeveria prek buxhetin ul fondet për arsimin dhe i shton ato për koncesionet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë.
“Buxheti i arsimit më i ulëti në rajon flet për dështimin e premtimit për buxhetin e arsimit. Sa herë qeveria prek buxhetin, të parin që prek është arsimi dhe i pari ku shton fondet janë koncesionet ku është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Një Qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka se si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj. Buxheti për Arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash”, shkruan ai.