-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa herë duhet të lahemi? Qeveria nxjerr grafikun: Zbatojeni ose paguani më shumë

Kryesoret

Kryeministri Rama bëri të ditur këtë të enjte se çmimi i energjisë për familjet dhe bizneset do të mbetet i pa ndryshuar por vetëm për ata që nuk e kalojnë fashën e shpenzimit të energjisë mbi 800 kilovat. Konsumatorët që do e kalojnë këtë fashë do të paguajnë me 42 lekë për çdo kilovatë.

 Por si ta matni sasinë e energjisë dhe përdorimin e përditshëm të pajisjeve shtëpiake? Belinda Balluku publikoi një tabelë e cila tregon sa shpesh duhet t’i përdorni pajisjet tuaja për të mos kaluar fashën e vendosur nga qeveria.

Ministrja kërkon që lavatriçen ta vendosni në punë vetëm 8 herë në muaj dhe po ashtu enët t’i lani po kaq herë brenda 30 ditëve.

Paketa e dytë parashikon edhe kursimin e energjisë në institucione dhe për këtë cdo dikaster do të ngarkojë një administrator.

“Duhet thënë gjithashtu që kemi vendosur të nisim nga vetja për të dhënë shembullin më të mirë. Institucionet publike konsumojnë 5% te konsumit total vjetor në vendin tonë.

Për këtë arsye një ulje me 15% e konsumit mujor është targeti që ne duam të arrijmë.

1% ulje e konsumit total vjetor në sistemin energjetik është ekuivalente e 28 milion eurove. Për këtë arsye në të gjitha institucionet shtetërore ne do të kërkojmë emërimin brenda stafit.

Gjetjen e një personi i cili ka sensitivitet dhe do ta marri këtë detyrë për ta kryer ashtu siç duhet, që do të quhet administrator i energjisë, që do të kujdeset për të arritur targetin qe do te kete çdo ndërmarrje, çdo institucion për të ulur konsumin energjetik me 15 % të faturave aktuale” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit