Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Pogradec, ku gjatë një konflikti ka humbur jetën Safet Hyskollarin, 65 vjeç.
Ai u vra me thikë nga Fatos Munellari për shkak të rrugës së fshatit. Ai pas krimit është larguar dhe shpallur në kërkim.
Hyskollari sapo kishte ardhur nga Amerika. Ai ishte kthyer pas emigrimit 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara për të pleqëruar në fshatin e tij.
Sipas dëshmitarëve , viktima po bënte rehabilitimin e rrugës nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij.
Autori 63-vjeçar e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.