-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori rrëfen shakanë me mbretëreshën: Biseda e fundit për Shqipërinë

Kryesoret

Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko tregoi bisedën e fundit me mbretëreshën Elisabeth II.

Qirko u shpreh se mbretëresha dinte gjithçka që kishte të bënte me vendin tonë.

“Ishte një takim i paharrueshëm. Sikurse u thashë që mbretëresha kishte informacion të jashtëzakonshëm, dinte gjithçka që kishte të bënte me vendin tonë, me marrëdhëniet rajonale me aspiratat e vendit tone për t’u anëtarësuar në BE”, u shpreh ambasadori.

Ai tregoi dhe shakanë me mbretëreshën për numrin e grave të punësuara në ambasadën e  Shqipërisë në Londër.

“Pata rastin që të prezantoja stafin e ambasadës me mbretëreshën. Për balancën gjinore, gratë ishim më shumë dhe me shaka më tha që ‘jeni shumë mirë sa i përket balancës gjinore”, tregoi ai më tej te euronews.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike.

Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit