-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do të përcaktojmë minimumin jetik dhe rrisim pagën minimale

Kryesoret

Nga Përrenjasi ku po zhvillon një takim me intelektualë dhe banorë të zonës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pagës minimale në 420 mijë lekë.

Sipas Berishës, rrogat e shqiptarëve mund të ishin trefishuar, por janë 20-30 % më të ulëta për shkak të inflacionit. Berisha theksoi se edhe çmimet nga viti 2014 e deri më tani, janë dyfishuar.

“Ne mendojmë që duhet të ngrihemi e t’i japim sa më shpejt fund kësaj situate. PD beson se një ndërhyrje urgjente për krizën është jetike për qytetarët shqiptarë dhe kjo ndërhyrje urgjente kërkon së pari, vendosjen e minimumit jetim dhe nuk duhet të ketë shqiptarë që të marrë më pak se minimumi jetik. E para kjo.

Bie çdo koncept tjetër dhe zëvendësohet me konceptin e minimumit jetik për ndihmën ekonomike dhe për çdo gjë tjetër. Se ke një televizor nuk të jep të hajë. Edhe po e shite, mund të ushqehesh 1-2 muaj. Do të kalojmë në një rrogë minimale, 400-420 mijë lekë.

Rritja e rrogave do të jetë përparësi absolute. E vumë njëherë përparësi dhe dolën në krye të vendeve të Ballkanit. Në rast se ky do ta kishte qëllim këtë, dhe nuk ka kryeministër normal që të mos ketë qëllim begatimin, mirëqenien e qytetarëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit