William është tani Princi i Uellsit, tha Mbreti Charles III në fjalimin e tij të parë televiziv të premten.
“Sot jam krenar që e kam krijuar atë Princin e Uellsit. Vendi, titullin e të cilit kam pasur kaq shumë privilegj ta mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime,” tha ai.
“Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare”, shtoi Mbreti.
William është i pari në radhën e fronit. Ai shërbeu në ushtri nga viti 2006 deri në vitin 2013, duke marrë pjesë në më shumë se 150 operacione kërkim-shpëtimi me helikopterë.









