-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket bosi i mafias malazeze, raportohet i vrarë

Kryesoret

Policia turke ka treguar se Jovan Vukotiç, 42 vjeç, i dyshuar si kreu i bandës famëkeqe të drogës Skaljari, u vra të enjten. Ai u qëllua për vdekje nga një motoçikletë teksa ishte në një makinë me gruan dhe vajzën e tij.

Policia malazeze ka akoma dyshime për vdekjen e tij dhe ka kërkuar disa akte ekspertize për verifikime.

Vukotiç ishte në arrati pasi autoritetet gjyqësore malazeze në shtator të vitit të kaluar lëshuan një urdhër të kuq për arrestimin e tij.

Ai figuron në dosjet dhe dokumentet e policisë së Malit të Zi si një nga drejtuesit e bandës së drogës me qendër në qytetin e Kotorrit. Në vitin 2018 ai mohoi përfshirjen në trafikun e drogës.

Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale e Shtetit e akuzoi Vukotiçin për krijimin e një organizate kriminale dhe për përgatitjen e vrasjes së tre anëtarëve të bandës rivale të drogës Kavac.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit