Një grua që i dha mbretit Charles III një puthje në faqe gjatë kohës që ai po kalonte drejt pallatit mbretëror. Ajo është shprehur se puthja ishte në shenjë ngushëllimi.
“Nuk arrija ta besoja dhe i thashë, a mund të të puth? Dhe ai tha: “Epo, po”. Kështu që unë e kapa atë dhe jam shumë e lumtur”, tha Jenny Assiminios për CNN.
“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje, do mund të puthja mbretin”, tha ajo, duke shtuar se ai dukej i trishtuar dhe ishte “vetëm një ndjenjë” që e pushtoi për ta ngushëlluar atë ndërsa vajton nënën e tij.
“Ai është i bukur, ai është i përsosur,” tha ajo.
Ajo tha se e do familjen mbretërore dhe ndjek jetën e tyre.









