Princi Charles Philip Arthur George shpallet zyrtarisht Mbret i Britanisë së Madhe me emrin Charles III. Ceremonia u mbajt në pallatin St. James.
Këshilli i Kurorëzimit njohu monarkun e ri pas largimit nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Pas firmosje së dokumenteve, të gjithë shqiptuan “Zoti e ruajttë Mbretin”, për herë të parë në 70 vjet. Flamujt u ngritën plotësisht në shtiza, ndërsa u bë edhe një përshëndetje me armë.
Në Dhomën e Fronit, Charles III ka marrë fjalën dhe po pranon detyrat e tij si sovran.
Princi Williams tashmë nuk është më Duka i Kembrixhit, por Duka i Uellsit. Bashkëshortja e tij, Dukesha Kate e Kembrixhit, merr gjithashtu titullin Dukesha e Uellsit.
Camilla, bashkëshortja prej 17 vitesh e Charles III merr titullin “Gruaja Mbretëreshë”.