Nuk ekziston asnjëri në botë që nuk ka thënë në jetën e tij të paktën një gënjeshtër.
Ne mund të na ndodhë çdo ditë që të takojmë njerëz që na thonë gënjeshtra, por për hir të së vërtetës gënjeshtrat e tyre nuk ndikojnë shumë tek ne.
Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim arsyet se përse fëmijët gënjejnë dhe po ju japim disa këshilla se si ju prindër të silleni në këto raste.
Fëmijët dinë pasojat
Shumë shpesh fëmijët gënjejnë sepse e dinë se e vërteta sjell dënim. Mundohuni t’i inkurajoni ata që të tregojnë të vërtetën.
Fëmijët thonë gënjeshtra sepse nuk kujtojnë të vërtetën
Ka situata ku fëmijët tregojnë një gënjeshtër dhe e besojnë edhe vetë atë. Kjo ndodh kur fëmijët mund të harrojnë të vërtetën.
Ata mendojnë se gënjeshtra është e drejtë
Ndonjëherë fëmijët mendojnë se gënjeshtra është e drejtë: ata sillen sikur janë të lumtur të veshin çorapet e thurura të gjyshes, edhe pse thellë brenda ata janë të zhgënjyer nga një dhuratë e tillë.
Ne themi gënjeshtra vetë
Një fëmijë kopjon prindërit e tij në çdo gjë. Duke jetuar në rrethinën e gënjeshtrave, ai gjithashtu ndalon të tregojë të vërtetën. Zgjidhja është edhe e vështirë dhe e lehtë: thjesht duhet të bëheni më të ndershëm.