Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një dëgjesë me qytetarët në Kolonjë. Ai dëgjoi shqetësimet dhe problemet e tyre. Njëri prej të moshuarve kishte disa vërejtje.
“Jemi moshatar. Unë kam qenë student, ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan bashkë. Ju keni bërë dy probleme.
I keni bërë vetë dhe duhet ti korrigjoni. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.
Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe.
E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim” tha ai.