-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin, Lajçak: Procesi do të vazhdojë ditët e ardhshme

Kryesoret

I dërguari i  posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, në kërkim të një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, sot kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Diplomatët evropianë, sot fillimisht takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në Beograd, ku zhvilluan takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimi në Beograd, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet e sotme kishin për qëllim të shikohen opsionet për progres në dialog

“Sot, bashkë me këshilltarët e lartë për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, pata diskutime gjithëpërfshirëse, të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të shikuar opsionet për progres në dialog. Procesi do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me takimin e sotëm të Kurtit me emisarin Lajçak dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë u tha gjatë takimit Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga takimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit