Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave në PD, Ledina Mandia ka akuzuar qeverinë për investitorët strategjikë.
Ajo u shpreh se qeveria po u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt.
Kjo skemë, sipas saj po ndodh pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm dhe pa një plan të qartë.
Në shënjestër të saj ishte biznesmeni Lorenc Gjikuria. “Ai është një klient i preferuar i qeverisë, ka përfituar përmes statusit ‘investitor strategjik” 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2” tha Mandija.
“Nuk është hera e parë që Edi Rama jep me 1 euro, apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu, tokën publike.
Partia Demokratike, me të ardhur në pushtet, do t’i rishikojë këto kontrata abuzive dhe do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që pronën publike e trajtojnë si ‘tokë të babës” tha zyrtarja e PD-së.