Policia e Shtetit ka arrestuar Denio Hyka, Elvin Hyka, Mario Zyli dhe Julian Cera për shitje të lëndëve narkotike.
Janë goditur tre raste të shitjes së lëndëve narkorike me doza.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.
Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me lëndë narkotike kanabis dhe doza të tjera me lëndë narkotike kokainë.
Dy vëllezërit Denio, 28 vjeç dhe dhe Elvin Hyka, 22 vjeç, shisnin doza kanabis te klientët e biznesit të tyre te Selvia.
Ndersa Mario Zyli shpërndante kanabis te Komuna e Parisit, Julian Cera shpërndante në zona të ndryshme.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.