Partia më e madhe në opozitë vijon që të jetë e përçarë. Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte sot në Kolonjë. Por 3 deputetë të Partisë Demokratike kanë munguar në takim.
Ervin Salianji, Bledjon Nallbati e Selaudin Jakupllari janë deputetët e zgjedhur në qarkun e Korçës në listën blu që nuk ishin të pranishëm. Duket se ende janë të paqartë mbi mbështetjen e tyre drejt Berishës apo Alibeajt.
Sorina Koti dhe Edmond Spaho janë deputet e tjerë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetet e Berishës dhe kanë konfirmuar qartazi mbështetjen e tyre për ish kreun e PD.
Sali Berisha bëri thirrje për unitet brenda Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimin e Ramës, sipas tij me “kryengritje paqësore”.