Reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër.
Për 2 orë me radhë, shiu i rrëmbyeshëm nuk është ndalur duke krijuar probleme në disa akse të qytetit. Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.
Në disa fshatra janë përmbytur dhjetëra hektarë toke dhe ka pasur dhe rrëshqitje të dheut duke vështirësuar qarkullimin rrugor.
Pedonalja e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme i ka ngjare një lumi të rrëmbyeshëm për shkak të mos funksionimit dhe mos përballimit të reshjeve nga kanalizimet.