Mbrëmjen e së enjtes Britania e Madhe humbi monarken më jetëgjate të të gjitha kohërave. Pjesëtaret e familjes mbretërore u shfaqën të pikëlluar ditën e djeshme por ajo çka ka nxitur kureshtjen e të gjithë botës është fakti që Harry shkoi pranë gjyshesh së tij e cila po jepte frymën e fundit i vetëm.
Sipas një raporti në Sun, Charles ia bëri të qartë me telefon djalit të tij më të vogël se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur në Balmoral.
Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij, i cili i kërkoi të udhëtonte vetëm në Skoci dhe jo me Meghan. “Charles i tha Harrit se do të ishte e gabuar dhe e papërshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar ”, tha një burim për gazetën.
“Iu theksua se as Kate nuk do të shkonte dhe se në krah të Elizabeth duhet të ishin vetëm të afërmit. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur”.