-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha përkujton sulmin e 11 shtatorit: Terrorizmi nuk e mposhti dot Kështjellën e Lirë

Kryesoret

Lideri  i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përkujtuar 21 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Me anë të postimi në facebook Berisha ka shkruar se uron që mesazhi i autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.

Reagimi i plotë

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit