SHBA-të kanë reaguar ashpër pas sulmit të fundit të hakerave të mbështetur nga Irani ndaj sistemit TIMS në Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur”, shkruhet në postim.
The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.
— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022
Sistemi TIMS në vendin tonë ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit që prej të premtes në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve po bëhet me regjistër me shkrim.