Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që Kulla Eifel të fiket më herët për shkak të krizës energjetike. Monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, do të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht.
Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.
Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha: “Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë.”
Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë.