-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza energjetike, pritet të shuaj kullën e Eifelit

Kryesoret

Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që Kulla Eifel të fiket më herët për shkak të krizës energjetike. Monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, do të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht.

Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.

Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha: “Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë.”

Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve para Covid-it në më shumë se 20,000 në ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit