Belonova, iu bashkua Interit në merkaton e verës nga skuadra e Kaljarit në formë huazimi, teksa trajneri Inzagi vendosi ta aktivizonte në minutën e 77-të në duelin e sotëm ndaj Torinos.
Mbrojtësi italian u bë protagonist i një momenti qesharak. Teksa tentoi të dhuronte “show”, Belanova, u rrëzua me këmbët e tij, duke zhgënjyer totalisht.
Gjithsesi ai u përpoq të ngrihej menjëherë për të marrë topin në zotërim. Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa nuk munguan komentet tallëse ndaj tij.