Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se dy nënkomisarë në Elbasan janë pezulluar nga detyra pasi nuk ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim.
Të pezulluarit janë shefi i trafiqeve të narkotikës dhe lëndëve të paligjshme Ulian Shpataraku si dhe specialistja e këtij seksioni, Sovjana Kapllanaj.
Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.
Burime për mediat bëjnë me dije se nënkomisarët kanë kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor.
Nënkomisarët pasi kanë marrë dëshminë nuk kanë njoftuar prokurorinë, e cila kishte dosjen e personit të kërkuar.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin Endri Filja as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.