Në një artikull të publikuar sot, “Euroactiv” shkruan se përplasja mes SHBA-së dhe Iranit, për sulmet e Teheranit në Shqipëri, zbeh shanset për një pakt për marrëveshje bërthamore.
“Autoritetet shqiptare penguan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me premtime për mbështetje dhe sanksione të reja ndaj Iranit, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për “sabotazhin”.
Ndërkohë, shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015 vazhdojnë të zbehen pasi vendet kryesore evropiane shprehën ‘dyshime serioze’ për qëllimet e Iranit” thuhet në shkrim.
Pas sulmit në 15 korrik mbi shërbimet publike online, Edi Rama akuzoi Iranin se goditi në fundjavën që lamë pas edhe sistemin TIMS duke shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar. SHBA reagoi ashpër kundër Iranit.