Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se dy nënkomisarë në Elbasan janë pezulluar nga detyra pasi nuk ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim.
Identiteti i këtij të fundit ende nuk bëhet i ditur.
Të pezulluarit janë shefi i trafiqeve të narkotikës dhe lëndëve të paligjshme Ulian Shpataraku si dhe specialistja e këtij seksioni, Sovjana Kapllanaj.
Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më herët, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se do të pezullojë nga detyra çdo policës që do të shkel rregulloren.
Kryeministri Edi Rama i dhe 100 ditë afat për të spastruar radhët e policisë dhe për të normalizuar sigurinë në vend.