-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Azemi ishte një lëmsh i zjarrtë”, Shehu: Shqipëria po përballet sërish me komunizmin

Kryesoret

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka marrë pjesë sot në përkujtimoren e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në nder të Azem Hajdarit, në 24-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Shehu ka kujtuar një shprehje për Hadarin dhe e ka quajtur atë si një lëmsh i zjarrtë.

“Azemi ishte një lëmsh i zjarrtë. Unë këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë nga doktori. Ai me trajektoret e përcaktoi trajektoren e Shqipërisë në drejtim të Evropës.

Ai lëmshi i zjarrtë vrau frikën, një tjetër gjë e madhe që ai bëri. Fatkeqësisht sot ndodhemi prapë në të njëjtën situatë, por me disa ndryshime. Por trajektorja e Shqipërisë drejt Perëndimit ka ndryshuar, është në udhëkryq.

Njerëzit kanë filluar të kenë frikë, të rinj struken, kanë frikë dhe patronazhistin. Vërtet nuk të internojnë por të presin bukën e gojës, dhe po ripërsëritet e keqe” është shprehur Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit