-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëse do udhëtoni hidhini një sy, ja aeroportet më të këqij në botë

Kryesoret

Kaosi në aeroporte ka qenë një nga temat kryesore të verës pasi kompanitë e industrisë e gjejnë veten të papërgatitur për një kthim të fortë të kërkesës për udhëtime. 

Tani që pushimet verore kanë përfunduar për shumicën, të dhënat tregojnë se cilët aeroporte ishin më të këqijtë.

Sipas të dhënave të CNN, aeroportet kanadeze dallohen për vonesa të gjata, ndërsa në Evropë aeroportet më të këqija ishin në Frankfurt, Lisbonë dhe Londër. Athina ishte gjithashtu në top dhjetë aeroportet me më shumë vonesa të fluturimeve.

Aeroportet me përqindjen më të lartë të fluturimeve që janë nisur me vonesë:

1. Aeroporti Ndërkombëtar i Toronto Pearson: 51.9%

2. Aeroporti Ndërkombëtar i Montreal-Trudeau: 47.8%

3. Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit: 44.5%

4. Aeroporti Humberto Delgado (Lisbonë): 43%

5. Aeroporti Gatwick i Londrës: 42%

6. Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle: 41.6%

7. Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut: 40.1%

8. Aeroporti i Mançesterit: 39%

9. Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës: 38.5%

10. Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit: 37.8%

Aeroportet me përqindjen më të lartë të anulimeve të fluturimeve:

1. Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait Pudong (Kinë): 29.8%

2. Aeroporti Ndërkombëtar Xi’an Xianyang (Kinë): 15.6%

3. Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit të Pekinit (Kinë): 14.7%

4. Aeroporti Ndërkombëtar Nanjing Lukou (Kinë): 14.4%

5. Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu Tianfu (Kinë): 9.5%

6. Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an (Kinë): 9.1%

7. Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta (Indonezi): 8.3%

8. Aeroporti Ndërkombëtar Wuhan Tianhe (Kinë): 8.2%

9. Aeroporti Ndërkombëtar i Newark Liberty (SHBA): 6.7%

10. Aeroporti LaGuardia (SHBA): 6.7%

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit