-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ta kuptosh që ai të ka qejf, por s’e thotë troç për 1 nga këto arsye

Kryesoret

Dilema më e madhe në botë: “Më ka qejf apo është thjesht i sjellshëm?!” Në shumë raste, burrat pavarësisht tërheqjes që mund të kenë ndaj dikujt, zgjedhin ta ndrydhin veten dhe ta fshehin në çdo lloj mënyre interesin, për arsye nga më të ndryshmet, por sërish ka disa detaje të vockla që të japin përgjigjje.

1. Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohe shumë të shkurtër

Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ – ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një femër. Tani tregohuni të kujdesshëm, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.

2. Ngre çorapet

Këtë nuk po e shpikim ne. Nëse ngre çorapet, ose i rregullon në praninë tuaj, është thuajse 100% e sigurt që po përpiqet të duket në më të mirën e tij dhe është i interesuar.

3. Këmbët i vendos drejt teje

Nëse dikush na duket tërheqës, çdo gjymtyrë e jona, duar apo këmbë, drejtohet nga ata. Kur të shihni një grup burrash dhe një femër joshëse në të ardhmen, studioni me kujdes drejtimin e gjymtyrëve të tyre.

4. Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve

Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombimin emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike.

5. Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore

Kur shohim njerëz me të cilët nuk jemi të afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.

6. Nuk ndalon dot së pari gojën tënde

Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon. Mes shumë gjërave të tjera…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit