-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktivisti shqiptar në flotiljen e ndaluar nga Izraeli, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thotë se është në kontakt me autoritetet izraelite për fatin e një shtetasi shqiptar që besohet se ndodhet në flotiljen e anijeve humanitare ‘Global Sumud’, një mision humanitar ndërkombëtar që po përpiqet të çajë bllokadën e vendosur nga Izraeli në Gaza, Palestinë.

Organizatorët e flotiljes me ndihma të destinuara për Gazën thanë të hënën se forcat izraelite kishin ndaluar 10 nga anijet e tyre dhe se ishte humbur kontakti me gjithsej 23 mjete lundruese në Mesdheun lindor, raporton Reuters.

Në këtë bordin e kësaj flotilje ndodhet dhe aktivisti nga Shqipëria, Baki Goxhaj, për fatin e të cilit duket se është vënë në lëvizje Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila thotë se është në kontakte me autoritetet izraelite për këtë çështje.

“Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare”, i tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Alteo Hysi, BIRN-it.

Zëdhënësi shtoi se “Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren.

Ministria thekson se do të vijojë ta ndjekë nga afër rastin dhe në koordinim të ngushtë me autoritetet dhe partnerët përkatës./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit