Vajza e Azem Hajdarit në 24 vjetorin e vrasjes së të atit u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që vazhdon mandatin e tretë resht.
Pas vendosjes së kurorave me lule pranë memorialit, Rudina Hajdari u shpreh se ndryshimi vjen me reagim.
“Mesazhi im është për të rinjtë dhe të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Hajdeni, organizohemi, çohemi të luftojmë për ëndrrat tona.
Nëse ndryshimi vjen në këtë formë vjen për të gjithë dhe jo vetëm për një njeri” tha Rudina Hajdari.