Dita e martë parashikohet me mot të qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me këtë të hënë. Sipas meteorologëve, 4 ditët e para ë kësaj jave do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe veror.
Mesdita dhe pasditja i bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Nga ana tjetër parashikohet që e premtja të jetë me shtrëngata dhe shira të dendur.