Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u përfshi në një debat mesditën e sotme në bashkinë e Kamzës me kryetarin, Rakip Suli.
Deputetja depozitoi këtë të hënë në Bashkinë Kamëz peticionin e kryer nga banorët e zonës, prindër të fëmijëve që frekuentojnë shkollën “Ibrahim Basha”. Ajo tha se shkolla nuk ishte marrë në dorëzim nga bashkia.
“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta protokolloja. Lashë të dhënat e mia që përgjigja të më vijë zyrtarisht. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave” tha ajo.
Deputetja e ftoi Sulin në një dëgjesë publike me qytetarët për të diskutuar se kur mund të jetë gati shkolla për zonën.
“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale.
Për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.