-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu: Kosova humbi një nga figurat më të mëdha të mendimit kritik

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar me dhimbje pas vdekjes së akademikut të njohur Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Haxhiu e ka cilësuar humbjen e tij si një tragjedi për jetën kulturore dhe intelektuale të Kosovës dhe botës shqiptare.

“Kosova humbi një njeri të shquar, ndërsa bota shqiptare humbi një nga figurat më të rëndësishme të mendimit kritik, letërsisë dhe studimeve,” tha Haxhiu. Ajo e përshkroi Rexhep Qosja si një personalitet të jashtëzakonshëm që ka kontribuar për dekada me radhë në fushën e letërsisë, kritikës dhe politikës, duke lënë pas një trashëgimi të vyer.

“Përmes veprave të tij, Rexhep Qosja i dha kuptim letërsisë dhe historisë shqiptare, duke qenë një udhërrëfyes për shumë breza,” shtoi Haxhiu. Ajo përfundoi duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e vlerësonin këtë akademik të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit