-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Shqiptarët po sulen drejt Anglisë si në vitin 1991

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ngriri shqetësimin e braktisjes së vendit dhe largimit të të rinjve në drejtim të Anglisë në Komisionin për Çështjet Ligjore.

Alibeaj kërkoi nga zv ministri i Brendshëm të dinte nëse qeveria shqiptare ka një studim apo analizë për të kuptuar arsyet e këtij fenomeni.

Nga ana tjetër, zv ministri Andi Mahila teksa pranoi që qeveria ka vetëm një strategji dhe jo një studim apo analizë të situatës, dha disa shifra për vitin 2022.

“Ka një numër sa i përket atyre që janë të paligjshëm, 1500 të burgosur sipas të dhënave që ne disponojmë, shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai është numër jo zyrtar.

Gjatë janar- gusht 2022 janë kthyer 529 persona. Kam dhe arsyet pse, 62% për qendrim ilegal, 340 persona kultivim i bimëve narkotike, 97 persona per shitje shpërndarje trafik narkotikësh”, tha zv ministri.

Enkelejd Alibeaj: Nuk besoj që është dinjitoze e s’ka si të jetë fakti që shteti shqiptar në gjithë këtë histori të mund të mjaftohet vetëm me faktin që përcjell informacion qoftë dhe i saktë ky. Ndoshta është dinjitoze për shtetin shqitpar për të kuptuar e për t’i përcjellur Mbretërisë së Bashkuar arsyet reale se përse shqiptarët emigrojnë, migrojnë në mënyrë të paligjshme, përse ndodh, cilat janë shkaqet? Do ishte një qëndrim më dinjitoz jo për të përcjellë informacion kur shqiptarët me gomone në krah e marrin 20 veta nga brigjet e La Manshit dhe sulen si dikur në 1991 Adriatikut”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit