Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledh grupin parlamentar demokratë.
Mesazhi i është dërguar deputetëve nga nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi. Ky i fundit ka treguar se një nga çështje e ditës do të jetë dhe reforma territoriale.
“Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
-Të tjera
Falenderime!
Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!” shkruhet në mesazhin e Boçit drejtuar deputetëve.
Ndërkohë që Alibeaj mblodhi sot pjesën tjetër të grupit, dhe në bisedime reforma territoriale, ishte pika kyçe.