“Protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, por dhe shumë konkrete” tha Ilir Meta.
Mesditën e sotme ai doli në një konferencë për mediat duke ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën në orën 18:00 në Sharrë te inceneratori i Tiranës.
Gazetarët e pyetën mbi skenarët, nëse protestuesit do të futen brenda rrethimit të inceneratorit?
Por kryetari i partisë së Lirisë e shmangu përgjigjen duke e lënë mister.
“Protestuesit do të jenë të udhëzuar dhe orientuar nga ekipet që po merren me organizimin e protestës” tha ai.
Por cfarë ndodh pas tubimit të parë? “Do të pasohet nga të tjera në skena krimi” tha Meta.