-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Kardashian vë në shitje shtëpinë, ky është çmimi marramendës

Kryesoret

Kim Kardashian e ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hill, në Kaliforni. Çmimi i shtëpisë pritet të jetë mbi pesë milionë euro (5.3 milionë dollarë).

Shtëpia e Kardashian ka katër dhoma të gjumit, katër banjo, ndërsa sipërfaqja në tërësi është 3,874 metra katrorë.

Jashtë shtëpisë  është një pishinë dhe një zonë me “spa”.

Këtë shtëpi, Kardashian e bleu në tetor të vitit 2019 për 1.6 milionë dollarë apo 1.5 milionë euro.

Kim Kardashian dhe bashkëshorti Kanye West i dhanë së fundmi fansave një ide të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tyre 60 milionë dollarëshe në Los Angeles, ndërsa Kim në një intervistë mbi dizajnin e shtëpisë së tyre pranoi se nuk e ka përdorur kurrë pishinën masive që besohet se ka kushtuar $50,000.

Çifti jetoi aty me katër fëmijët e tyre pasi e ka blerë për $20 milionë në 2013 para se niste rinovimet e gjera nga brenda, që kanë zgjatur thuajse katër vjet.

Familja u vendos në shtëpi në 2017 dhe fansat vazhdimisht janë habitur me atë që çifti ndan me ta në rrjetet sociale.

Reperi Kyane West, 42 vjeç, insiston se stili i shtëpisë është i tipit “manastir belg futurist” që është frymëzuar nga fëmijët e tyre bija North, 6 vjeçe, djali Saint,4, bija Chicago 2, dhe tetë-muajshi Psalm.

Ai shpjegon: “North ka qenë frymëzimi për dizajnin e shtëpisë sonë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit