FBI ka paralajmëruar Twitter se në mes të punësuarve ka dhe një agjentë kinez.
Qeveria amerikane i kishte dhënë Twitter-it informacion specifik se të paktën një nga punonjësit e saj, ndoshta më shumë, mund të jetë duke punuar për një agjenci të huaj të inteligjencës.
Por ai version i zbulimit nuk identifikoi se me cilin vend mund të ketë qenë i lidhur agjenti i dyshuar.
“Për shkak të zbulimeve, ne kemi mësuar se të dhënat personale nga përdoruesit e Twitter ishin ekspozuar potencialisht ndaj agjencive të huaja të inteligjencës,” tha senatori Grassley,
“Për shembull, zbulimet e tij tregojnë se India ishte në gjendje të vendoste të paktën dy asete të huaja të dyshuara brenda Twitter. Zbulimet e tij gjithashtu vënë në dukje se FBI njoftoi Twitter-in për të paktën një agjent kinez në kompani.”