Deputeti i PD-së, Edmond Spaho nga protesta e organizuar nga Ilir Meta te inceneratori i Tiranës sulmoi SPAK-un, por edhe komisionin e drejtuar nga Jorida Tabaku për aferën e djegësave.
“Ky është një nga vendet e krimit. Në Elbasan është jashtë funksionit. Në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 milionë euro. I kanë marrë për të blerë zgjedhjet.
Për t’u dhënë ryshfet ministrave dhe drejtuesve të qeverisë, për të blerë mediat që të mos flasin. Në shtator të vitit shkuar u ngrit një komision hetimor për të zbardhur aferën.
Por synimi nuk ishte për ta zbardhur por për t’i dhënë mundësi Ramës të paraqiste variantin e tij dhe të justifikonte vjedhjen e 430 mln eurove.
Dy nga gazetarët më aktivë nuk u lejuan nga shumica të depononin në komision. Faktet na ishin vendosur në dispozicion nga Partia e Lirisë për pensionistët apo pastruesit e shkallëve.
Por asnjëherë nuk u thirrën. U bë reforma. Do kapen peshqit e mëdhenj. Ku është SPAK-u me aferën e inceneratorëve?” tha Spaho.