Pasditen e sotme në orën 18:00 Partia e Lirisë do të zhvillojë tubimin e parë te inceneratori i Tiranës në Sharrë për të protestuar për atë që e cilëson aferë kriminale. Ish-presidenti Ilir Meta ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë pasditen e sotme në protestë.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm në këtë skemë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe mashtrimeve të qeverisë.
Por edhe funksionimit të drejtësisë me regji. Duhet t’i themi mjaft kësaj katandisje. Për t’i dhënë njëherë me mirë fund indiferencës” tha Ilir Meta.