-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet kolosi i kinemasë franceze, Jean-Luc Godard

Kryesoret

Nouvelle Vague nuk do të ishte Nouvelle Vague pa të dhe (tashmë pa të), ajo do të mbetet e rrënjosur në histori si lëvizja artistike franceze, ndër më përcaktueset në historinë kulturore evropiane.

Në moshën 91-vjeçare, Jean-Luc Godard, regjisori francez, ndër emrat më kolosalë të kinemasë bashkëkohore të viteve 50’-60’, është shuar.

Franko-zvicerani ishte një figurë kyçe e lëvizjes Nouvelle Vague në Francë, e cila radikalisht e ndryshoi konceptimin estetik të filmit në gjithë kontinentin e vjetër, jo vetëm në Francë.

Një shpirt “rebel” i “new wave-it”, Godard do të kujtohet ndër breza për titujt shumë të vlerësuar kinematografikisht, por edhe të kontestuar shpesh herë politikisht, si “A bout de souffle” apo “Vivre sa vie”.

Ndër çastet më përcaktuese të jetës së Godard, ka qenë edhe përplasja e vazhdueshme me Ingmar Bergman, filmat e të cilit ishin “kundërshtarë” të denjë të Godard-it në ekranin e madh francez.

“Nuk kam marrë kurrë asgjë nga filmat e tij”, thoshte Bergman asokohe.

Ndërsa sot, Godard vlerësohet si ndër figurat më të rëndësishme në filmin evropian.

Vetë presidenti Emmanuel Macron, duke iu referuar atij si një gjeni, shkroi se “mjeshtri i iconoclastic dhe Nouvelle Vague, ishte një thesar kombëtar, tashmë i shuar”.

Vitet e fundit, ai i kaloi në Zvicër së bashku me partneren e tij, Anne-Marie Mieville, e cila iu gjend pranë deri në frymën e fundit mjeshtrit të madh francez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit