-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Çeços, “molla e sherri” i tregon të gjitha, nga ftesa në Facebook te mesazhet

Kryesoret

Tina Pajollari, vajza që u përfol si mollë sherri për vrasjen e Martin Çeços, ka rrëfyer historinë, nga ftesa në Facebook dhe mesazhet.

Aktualisht në qeli për vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç po mbahen 3 persona; Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo. Nga policia dhe prokuroria u tha në fillim se Valter Mollaj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe se krimin mendohet që ta ketë kryer për shkak të xhelozisë pasi ka patur lidhje intime jashtëmartesore me Tina Pajollarin.

Ke pranuar të japësh një intervistë të dytë për çfarë ka ndodhur për një ngjarje që tashmë është bërë shumë e njohur për opinionin publik, një ngjarje tragjike. Martin Çeço nga Kolaneci ka humbur jetën dhe jeni personi i cili jeni përmendur nga policia, nga prokuroria në materialet hetimore për këtë çështje, person i cili thuhet që jeni personi i fundit që keni kontaktuar me Martinin. Në ç’rrethana e njihni ju Martin Çeçon?

Tina Pajollari: Më kishte çuar ftesë, e pashë, nuk e njihja, nuk desha ta pranoja. Pas 2 ditësh më kishte shkruar jashtë Facebookut “Të dua”, “çkemi”, “si je”, “e kam seriozisht”. Unë e pashë, nuk ktheva, i lashë ashtu përsëri. As kam folur, as e njihja.

Kur të ka shtuar si shok?

Tina Pajollari: Nuk e mbaj mend mirë. Verë ka qenë. Më kishte çuar ftesë, e pashë dhe nuk e pranova. As e njihja.

Të shkruajti në murin e jashtëm?

Tina Pajollari: Po, aty më kishte shkruar pastaj. I pashë dhe aty, prapë nuk ktheva gjë. Thashë nuk e njoh, për çfarë të pranoj.

Po në Messenger të kishte shkruar?

Tina Pajollari: Po, në Messenger i kishte shkruar. Kishte dërguar ca gjëra për të qarë, të dua, pse ma bën këtë, më fal Tina. Unë nuk e dija fare për çfarë e kishte bërë më fal. Kur i hapi policia më tha për çfarë të ka kërkuar falje? I thashë nuk e di. Kush e di çfarë i ke thënë ti, tha, që ka kërkuar falje. Nuk kam shkruar fare i thashë unë.

Sa herë të ka shkruar? Të shkruante shpesh?

Tina Pajollari: Të them të drejtën vetëm një herë e pashë që më kishte shkruar jashtë…

Po në brendësi në Inbox?

S’të ka shkruar mesazh të brendshëm? Vetëm jashtë?

Tina Pajollari: Vetëm jashtë se nuk e pranova. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit