-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Gjermania dhe Franca rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani, tha se në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), Kosova është pala konstruktive.

Osmani pas takimi me homologen hungareze, Katalin Novak gjatë një konference për media u shpreh se Franca dhe Gjermani kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke folur për vizitën e këshilltarëve në Kosovë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune.

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), prandaj cilido nga shtete e BE-së është më se i mirëseardhur.

Franca dhe Gjermania kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, andaj ne i falënderojmë. Vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dhe ua ka dëshmuar partnerëve tanë brenda BE-së dhe jashtë saj, SHBA-së, se ne jemi palë konstruktive në këtë proces.

Çdo zgjidhje duhet të jetë për stabilitet e paqe afatgjatë. Qëndrimi i Kosovës mbetet po ai që e kemi dëgjuar vazhdimisht, ai që është konfirmuar në letrat e presidentit Biden”, tha ajo duke shtuar se “njohja reciproke është zgjidhja përpara, e cila sjell paqen afatgjatë. Ky është fokusi, përqendrimi ynë dhe puna jonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit