-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, kush është i ftuar dhe kush jo

Kryesoret

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, më 19 shtator, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara, dekadat e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.

Por kush do të jetë i pranishëm dhe kush nuk ka marrë ftesë për të qenë në funeral?

Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, do të jenë në mesin e mbretërve europianë

Familjet mbretërore europiane

Pjesëmarrës në funeral priten të jenë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa, shumë prej të cilëve kanë dhe lidhje gjaku me Mbretëreshën.

Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, po ashtu edhe Mbreti holandez, Willem-Alexander me gruan dhe nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Beatrix.

Presidentët e SHBA-së

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Joe Biden do të marrë pjesë, së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden.

Udhëheqësit e Komonuelthit

Pritet të marrin pjesë edhe liderë nga i gjithë Komonuelthi; Kryeministri australian, Anthony Albanese; Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern; Kryeministri kanadez, Justin Trudeau etj.

Gjithashtu, guvernatorët që shërbejnë si përfaqësues të monarkisë, pritet të marrin pjesë me udhëheqësit e vendeve të tyre.

Liderë të tjerë botërorë

Udhëheqës të tjerë botërorë që thuhet se kanë pranuar ftesat janë: Kryeministri irlandez, Micheal Martin; Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier; Presidentin italian, Sergio Mattarella; Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol; si dhe Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro.

Pjesë e funeralit pritet të jetë edhe Perandori japonez, Naruhito; Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, si dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është një ndër liderët botërorë të paftuar në funeral

Të paftuar

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mjanmari nuk është i ftuar të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth II.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. /BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit