Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, duke mbrojtur “Paketën e Maleve” dhe duke theksuar rëndësinë e saj për zhvillimin ekonomik të zonave malore në Shqipëri.
Rama argumentoi se “Paketa e Maleve” synon të hapë rrugën për investime, veçanërisht nga emigrantët shqiptarë që duan të kthejnë kursimet e tyre në zhvillim ekonomik në zonat malore.
Ai iu përgjigj edhe kritikave për ndikimin në zonat e mbrojtura, duke theksuar se zhvillimi dhe mbrojtja e natyrës nuk janë të papajtueshme.
Sipas tij, ekzistojnë kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura dhe modele europiane, si Austria, tregojnë se turizmi dhe natyra mund të bashkëjetojnë përmes një zhvillimi të kontrolluar dhe cilësor.









