Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, deputetëve që janë në krahun e Sali Berishës ishin vetëm 12.
Ra në sy mungesa e dy deputetëve Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu, të cilët në mbledhjen e kaluar të Kryesisë më 1 shtator iu bashkuan grupit të Berishës si dhe mungesa e Belind Këlliçi. Greta Bardeli merrte pjesë për herë të parë.
Kjo tregon edhe njëherë se Sali Berisha ende nuk e ka shumicën e grupit parlamentar. I vetmi organ që nuk ka arritur që të marrë drejtimin. Pjesa më e madhe ende janë në krahun e Enkelejd Alibeajt, por edhe të pavendosur.
Deputetët e pranishëm
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Tritan Shehu
Edi Paloka
Flamur Noka
Albana Vokshi
Ina Zhupa
Luan Baçi
Isuf Çelaj
Bujar Leskaj