Ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti sot një platformë të re për reformën territoriale. Sipas tij platforma është e bazuar në kritere. Për reformën aktuale, Berisha akuzoi Lulzim Bashën për pazar dhe biznes në 2014.
“Reforma territoriale është një nga dështimet e vendit që nxori në pah diskriminimin e qytetarëve. Një ndarje e bazuar në dëshira partiake.
Reforma është një dështim i madh sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët.
Nga 420 bashki dhe komuna, personeli, punonjësit që paguhen në 61 njësi, janë mbi 50% më shumë sesa nga ato që ata që paguheshin në 420 njësi.
Kjo ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme, sikur ka rezultuar me të cilët PD sot nuk ka asnjë lidhje. Me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte 4 bashki, të shtoheshin.
Pazar i papërgjegjshëm, jashtë të gjitha kritereve veç pazarit dhe biznesit. Ky ishte një Pazar sa për të kaluar radhën” tha ai.